Botë

Shqipëri, rritet numri i turistëve të huaj

05.08.2016 15:07

Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera për shqiptarët jo vetëm brenda por edhe jashtë kufijve...

Madje, të dhënat e pikave të kalimit kufitar flasin për një fuks pushuesish edhe nga shtetas të huaj.
 
Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet vijet re një rritje e numrit të hyrjeve në Shqipëri.
 
Bregdeti shqiptar ofron plazhe të pastra, sipas raportit më të fundit të monitorimit të tyre.
 
Më i pastër cilësohet plazhi i Velipojës në veri të Shqipërisë, plazhi i Himarës, ndërsa në Sarandë cilësohet më i ndotur. 
 
Por, pikë e dobët e tyre mbetet mungesa e infrastrukturës dhe në shumë raste pasiguria.
 
Tre ditë më parë në plazhin e Himarës humbi jetën një pushues Rus, i cili u dëmtua nga një skaf që lundronte me shpejtësi, dhe pikërisht nisur nga kjo problematikë, këtë mëngjes policia kufitare ka nisur një operacion në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve. 
 
Sipas policisë, nga momenti i nisjes së operacionit e deri në mesditë janë bllokuar 7 mjete lundruese, nga të cilat 1 gomone dhe 6 motorr uji.  
 
Ndërkaq, prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorrë uji. 
 
Njëkohësisht në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive që kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. 
 
LULJETA NDOKA