Botë

Indi: Sulm në një treg, 12 të vdekur

05.08.2016 15:39

12 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit nga kryengritësit në një treg në rajonin Asam të Indisë...

Mes të lënduarve ka edhe tre fëmijë. Sulmuesit hapën zjarr me armë automatike dhe bomba në një treg në zonën Balajan në qytetin Kokrajhar, që ndodhet në perëndim të rajonit.

Raportohet se gjatë sulmit mbeti I vdekur edhe një nga sulmuesit. Mediat thonë se 20 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe numri I të vdekurve mund të shtohet.

Autoritetet policore thonë se në sulm ishin përfshirë 4 sulmues. 

Por autoritetet thonë se të vdekurit e të lënduarit janë qytetarë të pafajshëm që nuk kanë lidhje me këtë luftë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin,  por tre ditë më parë policia arrestoi disa anëtarë të Frontit Nacional-Demokratik të Bodolandit, një grup I armatosur që lufton për më shumë autonomi nga India.

Dyshohet se ky grup qëndron pas sulmit. Asami njihet për luftime të ashpra mes grupeve fetare të muslimanëve Bengali dhe grupit BODOS, që kanë rezultuar me qindra të vdekur dhe kanë detyruar mijra të tjerë të zhvendosen.