Selmani: S’bëhemi pjesë e lojrave politike, SHGM vazhdon të bojkotojë marrëveshjen

05.08.2016 16:09

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nuk do të merr pjesë në konsultimet...

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nuk do të merr pjesë në konsultimet partiake për formimin e trupit 100 ditësh ad-hok për mbikqyrjen e mediave, pasi nuk dëshirojnë të legjitojnë zgjidhje jopërmbajtësore dhe partiake, në dëm të gazetarëve.

Edhe vetë kryetari i SHGM-së Naser Selmani në profilin e tij në facebook ka shkruar se nuk do të jenë pjesë e lojrave politike: “Kolegët më pyesin për konsultimet e djeshme të LSDM-së me ogranizatat e gazetarëve dhe të mediave për trupin ad-hok në Agjencinë e mediave, unë jam në pushim, por edhe të kisha qenë në Shkup nuk do të shkoja. Ne kërkuam reforma të vërteta në media ndërkaq nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës na ofruan farsë politike. Ripërsërisim se nuk do të jemi pjesë e lojës pa kufi të partive politike.”

“Sipas arsyetimit nga zyra e SHGM-së, marrëveshja e partive politike është farsë politike dhe nuk siguron reforma në media. “100 ditë para zgjedheve në vend të trupit rregullator dhe servisit publik të pavarur dhe profesional, do të kemi institcione me ndikime të shtuara politike. Rrugëdalja e vetme është zgjedhja e këshillit të ri të agjencisë së mediave ku do të zgjedhen persona të pavarur dhe profesionist”, thonë nga SHGM.

Nga LSDM akoma nuk kanë bërë publike emrat e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të trupit rregullator.

Dihet se numri i kandidatëve shkon në 28. Fundjava është afati I fundit për publikimin e emrave të katër anëtarëve të propozuar nga katër partitë politike, ndërkaq deri më 19 gusht trupi rregullator do të duhet të kompletohet me anëtarin e pestë të përzgjedhur me konsensuz midis katër partive.

Trupi rregullator do të ketë për detyrë të monitorojë punën e mediave në periudëhn parazgjedhore se a rrespektohen dispozitat e kodit zgjedhor. Gjatë shkeljes së parë mediave do t’u tërhiqet vërejtja ndërkaq për shkeljet tjera do të pasojnë gjoba deri në katër mijë euro. (Meral Ismaili, TVM2)