Maqedoni

SELA kundërpërgjigjet: “Në mundsh"

07.04.2014 17:01

Kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela i është përgjigjur përmes rrjetit social Facebook me një poezie të shkuar nga Joseph Kipling...

Kryetari i Komunës së Strugës Zijadin Sela i është përgjigjur përmes rrjetit social Facebook me një poezie të shkuar nga Joseph Kipling, kreut të PDSH-së Menduh Thaçi. Poezia mban titullin “Në mundsh”. 
 
“... Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash  e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...  Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton...  Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me vepra që peshojnë dije dhe mos ki asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe burrë do të jesh, o biri im!”, shkëput Sela nga poezia e Kiplingut, si kunderpergjigje ndaj deklarates se kryetarit të PDSH-së Thaçi ne Oher i cili vendimin e deges se struges e per ngrrjen e aktiviteteve per keto zgjedhje e quajti tradhti ordinere.