Protesta në Bogovinë, mosmarrëveshje rreth kompetencave të ujësjellësit

05.08.2016 19:04

Banorë të Bogovinë kanë protestuar para objektit të komunës....

Banorë të Bogovinë  kanë protestuar para objektit të komunës, duke bërë të ditur se nuk do të lejojnë që kompetencat e ujësjellësit të fshatit të kalojnë në kopetencë të komunës.

Ata shprehen se ujësjellësi duhet të mbete nën menaxhimin e shoqatës “ Ali Munishi” që po menaxhon këtë ujësjellës që nga vitit 1986.

Ndërkohë nga këshilli për mbrojtjen e ujësjellësit të Bogovinës kanë theksuar se kanë pasur një takim me kryetarin e komunës së Bogovinës më qëllim që të arrihet një zgjidhje , por zgjidhja nuk u arrit.

“Ai vazhdon me  të njëjtën retorikë duke u kërcënuar , duke shantazhuar dhe duke u thirrur në ligj edhe pse ligji dhe ana faktike është në anën tonë , për shkak se ujësjellësi është pronë e qytetarëve që nga fillimi që nga viti 1986 dhe ashtu do të mbetet, prandaj e kemi tharur këtë protestë për ti treguar Hazbi Idrizit se nuk heqim dorë nga menaxhimi jonë i përbashkët” – tha Vedat Sadiki nga Këshilli Inicues.

Në protestë pati edhe mërgimtarë të këtij fshati, të cilët bënë thirrje që kryetari i komunës së Bogovinës të heq dorë nga synimi i marrjes se ujësjellësit nën kompetenca të komunës pasi , ky ka qenë investim pikërisht nga mërgimtarët.

“Hazbi Idrizi mërgimtarët kërkojnë nga ju që të heqimi dorë nga uzurpim i ujit një herë e përgjithmonë . Tetova dhe Gostivari një shekull kanë problem me ujë dhe akoma nuk kanë, ndërsa Bgovina ka pasur ka dhe sot ë ketë uji të pijshëm edhe në të ardhmen me ndihmën e zotit , dhe për këtë jemi të gatshëm të investojmë  sa të ketë  nevojë  por ju Hazbi Idrizi mos u merreni me ujin se punët të tjera i keni, mjaft ke” – tha Nagip Tahiri, mërgimtar.

Protestuesit , janë shprehur se nuk do të ndalojnë së protestuari deri sa kryetari i komunës së Bogovinës  Hazbi Idrizi të heq dorë nga ujësjellësi. (Visar Sadiki, TVM2)