Zaev, hap i parë për reforma”Ad Hok” komisioni

05.08.2016 19:36

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka vlersuar se hapi i parë për reforma në media...

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka vlersuar se hapi i parë për reforma në media është formimi i turpit ad- hok për mbykqyrjen e mediave dhe emrimin e redaktorit të përgjithshëm në Servisin e Parë Publik.

Sipas tij, me këtë do të mundësohet të ketë transparencë dhe cilësi më të madhe në media para zgjedhjeve.

Në këtë konkurs deri tani janë paraqitur mbi 20 kandidatë, ndërsa në përfundim e sipër është edhe vendosja e kritetereve  të cilat duhet t’i plotësojnë kandidat, tha Zaev.

“Qëllimi ynë nuk është që partitë politike të emrojnë persona. U bënën thirrje të gjitha eksperteve dhe profesionistëve të konkurojnë në këtë konkurs. Këto ditë veçmë janë formuar kriteret që do duhet ti plotësojnë kandidatët  që të mund të kryejnë funksionin e mbykqyrës. Ishte e paralajmëruar që LSDM dhe VMRO ti propozoj këta kandidat, mirëpo në pjesën e eksperteve ne duhet të bëjmë kujdes që ata të jenë vërtet profesionist dhe me përvojë pune sepse është me rëndësi e thelbëesor të kemi informim të balancuar, të respektohet kodi i etikës dhe të ndërpritet praktika e deritanishme ndaj opozitës” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kreu i LSDM-së gjithashtu tha se para qytetarëve të vendit u paraprin një kohë e rëndësishme me të cilën ata do të duhet japin kontributin e tyre për ndryshime në Maqedoni. 

Ai këto komente i bëri në Strugë ku u shpreh i bindur se pas pastrimit të listës së votuesve do të fshihen rreth 300 mijë votues hap ky i cili sipas Zaevit do të pamundësonte manipulimin e votive të qytetarve të cilët nuk jetojnë në Maqedoni. (Rexhep Qamili, TVM2)