Botë

Hiroshima, përkujtohet 71 vjetori i bombardimit atomik

06.08.2016 14:14

Japonia shënon sot 71 vjetorin e bombardimit atomik amerikan të Hiroshimës...

Japonia shënon sot 71 vjetorin e bombardimit atomik amerikan të Hiroshimës, së bashku me thirrjen e kryebashkiakut për heqjen e armëve bërthamore si dhe thirrjen e liderëve botërorë për të vizituar më shumë vendin.
 
Rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë, në Parkun Përkujtimor të Paqes pranë Ground Zero, duke mbajtur një minutë heshtje në momentin e saktë kur 71 vite më parë një bombardues amerikan B-29 hodhi një bombë atomike në qytet, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Bomba e lëshuar mbi Nagasaki dhe ajo mbi Hiroshima janë dy bombat e vetme bërthamore që janë përdorur në kohë lufte. Rreth 140 mijë persona vdiqën në Hiroshima dhe më shumë se 70 mijë në Nagasaki qoft menjëherë qoft nga fakti i ekspozimit ndaj radioaktivitetit, gjatë muajve që vijuan pas lëshimit të bombave.
 
“Sot, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë, shprehim ngushëllimet e përzemërta për shpirtrat e viktimave të bombës atomike dhe zotohemi të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të eliminuar armët bërthamore dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në botë”, tha Kazumi Matsui, kryebashkiak i Hiroshimës.
 
“Japonia ëhstë shteti I vetëm që ka pësuar nga bombardimi atomic, dhe ne u përmbahemi 3 principeje jo nukleare, nuk kemi, nuk prodhojmë dhe nuk blejmë armë atomike. Ne këkrojmë bashkëpunimin e të gjitha vendeve, edhe të atyre që nuk kanë armë atomike , edhe të atyre që janë fuqi bërthamore. Vetëm bahskarisht mund të ndërtojmë një botë pa armë bërthamore. Ne u apelojmë edhe liderëve të të gjitha vendeve, edhe të rinjve, që të mësojnë se cfarë mund të shkaktojë armatimi bërthamor”, tha Shinzo Abe, kryeministër i Japonisë.
 
Përfaqësues nga 91 vende, duke përfshirë fuqitë bërthamore të tilla si SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca, morën pjesë në ceremoni. 
 
MIGENA GORENCA