Maqedoni
OQM e vazhdoi fushatën në Bogdanci
07.04.2014 18:10
Maqedonia nuk është ujdhesë e izoluar. Do të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe pa provokime do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat...

Maqedonia nuk është ujdhesë e izoluar. Do të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe pa provokime do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat. Më keni dhënë përgjegjësi të madhe, të luftoj për qytetarët. Kështu u shpreh kandidati për president, Zoran Povski, përpara qytetarëve të Bogdancit.
“Edhe në vendet ku nuk ka kompetencë presidenti, siç janë arsimi, shkenca, shëndetësia, kultura, ekonomia dhe bujqësia, do të jem avokati juaj dhe megafoni që do t’i mbron të drejtat e qytetarëve. Besoj se pa provokime mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, deklaroi kandidati për president nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.
Popovski tha se kandidatura e tij ofron prodhim të lirë bujqësor përmes shfuqizimit të tatimit bujqësor dhe të tatimeve të tjera personale.
Përmes subvencioneve të ndryshme, Opsioni Qytetar për Maqedoninë do të kujdeset për përmirësimin e punësimit të të rinjve dhe do të huazojë kredi të volitshme për hapjen e bizneseve të vogla për kategorinë e re sociale, ka thënë Popovski. Në tubimin në Bogdanc, Opsioni Qytetar për Maqedoninë shpalosi edhe listën e kandidatëve për deputet të njësisë zgjedhore numër 4. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
