Maqedoni

Përplasen PPS dhe gjykata penale, Pançevski: Nuk i ndajmë rastet më serioze e banale

06.08.2016 16:27

Keu i Gjykatës Penale,Vladimir Pançevski u është përgjigjur akuzave të djeshme të zëdhënëses së PPS-së, Lençe Ristovska...

Keu i Gjykatës Penale,Vladimir Pançevski u është përgjigjur akuzave të djeshme të zëdhënëses së PPS-së, Lençe Ristovska, se kjo  gjykatë po bën një diskriminim ndaj lëndëve të PPS-së dhe ndaj personave të tyre të dyshuar.
 
“Janë të habitshme deklaratat dhe komentet e zëdhënësit të PPS-së të dedikuara për punën e Gjykatës Penale në Shkup. Asnjë profesionist i vërtet në fushën juridike nuk do të mund t`i ndante lëndët dhe të dyshuarit në serioz dhe banal, pasi që ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ndërsa barazinë gjatë aplikimit duhet që ta sigurojnë vetëm institucionet serioze të paanshme dhe të përkushtuara, dhe secili kryerës i veprave penale të përgjigjet për veprimet e tyre para një gjykate të pavarur në bazë të dëshmive dhe fakteve dhe jo në bazë të teorive, dëshirave dhe porosive", shkruan Pançevski në reagimin e tij zyrtar. 
 
Sipas tij është e pakuptueshme nevoja e PPS-së që mossuksesin e saj të deritanishëm, ashtu si e përmend zëdhënësja Lence Ristoska, ta arsyetoje si një problem serioz dhe për to një qasje selektive dhe diskriminim pozitiv nga ana e gjykatës.
 
Një ditë më parë zëdhënësja e PPS-së, Lençe Ristovska tha se Gjykata penale vepron me parime të dyfishta. Sipas saj kjo gjykatë nuk merr parasysh kërkesat e PPS për masa kujdesi ndaj të dyshuarve në lëndët që proceson kjo prokurori, ndërkaq cakton masa kujdesi për raste të tjera banale.
 
“Edhe kur ekzistojnë arsye të dukshme për shqyrtimin e masës së kujdesit, kjo gjë nuk bëhet. Ndaj lëndëve më banale caktohen masat e kujdesit, ndërsa për tonat që janë të mbushura me argumente, nuk ka. Kjo nuk është puna e jonë, kjo është punë e organeve kompetente, e Këshillit gjyqësor që ta shohin këtë dhe të reagojnë”, deklaroi Lençe Ristoska, zëdhënëse e PPS-së.
 
SHPËTIM NUREDINI