Maqedoni
Orav: Finalizimi i punës së PSP-së, testi kryesor
06.08.2016 17:27
Euro ambasadori Aivo Orav në ditën e fundit të misionit të tij në Maqedoni, mbetet optimist se kriza politike do të marrë fund...

Euro ambasadori Aivo Orav në ditën e fundit të misionit të tij në Maqedoni, mbetet optimist se kriza politike do të marrë fund dhe partitë politike do të plotësojnë kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Në një intervistë të fundit të tij para largimit nga Maqedonia, Orav ka thënë se nëse nuk respektohen afatet, përsëri do të ketë bisedime pa kufi.
“Kemi kujdes dhe me vëmendje vëzhgojmë se si vazhdon procesi", thotë ai.
Për punën e Prokurorisë Speciale Publike, Orav potencon se zhvillimet rreth PSP-së dhe finalizimi i punës së PSP-së është testi kryesor "Ka shumë vështirësi dhe mendoj se politikanët duhet të krijojnë kushte për punën e PSP dhe institucionet tjera ta përkrahin ashtu sikur e përkrahin edhe Prokurorinë Publike dhe në këtë mënyrë t’i japin fund krizës. Kur them “mbështetje” mendon të mos i bëhen obstruksione punës së PSP-së, por do ta përsëris se ka shumë emocione. Emocionet duhet të zhduken”, tha euroambasadori në largim I BE-së, Aivo Orav.
Si moment më kritik të bisedimeve ka cilësuar abolacionin e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.
