Maqedoni
Vërshime në Tetovë, malësia sheh me frikë nga lumenjtë
06.08.2016 17:47
Shiu me errëra të fuqishme që përfshiu këtë mesditë rajonin e Tetovës sërish ka bërë që lumenjtë të mbushen me gurë dhe rërë duke frikësuar kështu banorët që pësuan gjatë vërshimeve të vitit të kaluar....

Në Shipkovicë dhe Brodec janë shfaqur problemet e para. Rruga ëhstë bllokuar momentalisht nga ujrat e përroit të madh, në Recicë lumi është mbushur në maksimum por pa dalë nga shtrati si një vit më parë.
