Maqedoni
VMRO-PP mbajti konventën në Ohër
07.04.2014 18:13
VMRO-PP fushatën zgjedhore e filloi me konventën në Ohër, ku mes tjerash prezantoi kandidatët për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore...

VMRO-PP fushatën zgjedhore e filloi me konventën në Ohër, ku mes tjerash prezantoi kandidatët për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore. Kreu i kësaj partie, Ljubço Georgievski, duke bërë një paralele mes vetes dhe kandidatit të VMRO DPMNE-së për president, Gjorge Ivanov, tha se kur Georgievski është marrë me themelimin e një Maqedonie të pavarur, kandidati aktual për mandat të dytë nga VMRO-DPMNE, Gjorge Ivanov, ka qenë ulur në institucionet komuniste në Beograd dhe ka ëndërruar shpëtimin e Jugosllavisë.
Sa i përket çështjes së emrit, Georgievski thotë se kjo është çështje e imponuan nga jashtë, por që është problem i Maqedonisë. Maqedonia është në një gjendje të mjerueshme në të gjitha segmentet dhe mund të definohet si një shtet i izoluar ndërkombëtarisht, për shkak të gjendjes me demokracinë e brendshme në shtet, deri te ekonomia. Prioritetet në platformën e VMRO-PP-së sipas liderit të saj, Georgievski, janë kthimi i shoqërisë demokratike, forcimi i ekonomisë dhe inkuadrimi i vendit në strukturat euroatlantike. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
