Botë

Sulmohen dy policë në Belgjikë, autori thirri “Allahu Akhbar”

06.08.2016 19:34

Rikthehet frika e ngjarjeve të lidhura me terrorizmin....

Në Belgjikë, dy efektivë policie, një prej të cilëve grua, u sulmuan me thikë nga një burrë që sipa mediave vendase thirri “Allahu Akhbar”.
 
Ngjarja është shënuar jashtë komisariatit të policisë në qytetin Charleroi këtë pasdite.
 
Policia lokale ka bërë të ditur se dy agjentët kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
 
Një dëshmitar tha se në vendngjarje u dëgjuan dhe të shtëna armësh, ndërsa mediat raportojnë se i dyshuari për sulmin është vënë në pranga.