Maqedoni

Vërshime në Tetovë, bllokohet rruga drejt Brodecit, ekipet punojnë për pastrimin e prurjeve të shiut

06.08.2016 20:01

Reshjet e shiut që kapluan Malësinë e Sharrit njëjtë edhe si një vit më parë sollën me vete, gurë, drunj dhe rërë...

Si pasojë e vërshimeve mbeten të bllokuar fshatrat Brodec, Veshallë, Bozovcë.  Vërshime ka pasur edhe në brendi të fshati Shipkovic, po me një intensitet më të ulët.
 
Më kritike është gjendja e rrugës Brodec- Shipkovicë, në vendi e njëjtë që një  vit më parë u bllokua po nga vërshimet, nga banorët lokal njihet si vendit tek Përoj i madh,  por këtë herë është edhe më e vështirë, për tu kaluar.
 
Autoritet komunale bëjnë apel deri tek banoret mos të lëvizin deri sa te pastrohet nga gërmadhat e madha.  
 
Banorët ndihen  të revoltuar dhe te frikësuar nga gjendja që ju përsërit gati çdo herë kur ka të reshura të shiut me intensitet më të lartë, dhe kërkojnë nga komuna e Tetovë që sa më shpejt të gjejë një zgjidhje dhe të pastroj rrugët e vërshuar.
 
“Para dy orëve u përsërit , situate përsëri siç e shihni vet ne ndodhëm në shtëpi këtu me djalin me djali e vëllait në u munduam të mbrojmë por kjo është një punë që përsëritet . Dëme nuk ka këtu por frika ekziston, ekziston frika se mund të vjen  ndonjë tjetër fatkeqësi tjetër”...
 
“Komunë nuk kamë çka ti them , than se do të lëmë ekskavatorin  t’ua pastroj udhën , atje më lartë nuk luhet atje më poshtë jo askund nuk luhet nuk ka kontroll  as shteti as komuna as askush”..
 
“Të shkojmë atje e ti nxjerrim jashtë me ekskavator, jo për dore, ekskavatorin  prishe atje dhe të futesh brenda dhe të dalin jashtë”..
 
“Komuna sa më shpejtë duhet të merë masa të zhbllokoj rrugën bëhet fjalë për tre fshatra larët që janë ku për momenti janë të bllokuar”, thanë banorët.
 
Nga komuna e Tetovës kishte dalë në vend ngjarje kryetari i këshillit komunal Hisen Xhemaili, së bashku me njësinë territoriale kundër zjarrit, i cili u shpreh se Komuna e Tetovës po bënë të pa mundrrën që sa më shpejtë të zhbllokohet rruga Shipkovic-Brodec, dhe për këtë ne do të punojmë edhe natën.
 
“Menjë herë pasi u informuan se sikur edhe një vit më parë janë përsëritur vërshimet. Siç po shiheni tani rruga Shipkovic – Brodec është tërësisht e bllokuar , tani veç kanë dalur ekipet në terren , pasi edhe rruga në hyrje të Shipkovicës por më me pakë material të përuara nga vërshimet është bllokuar por mendojmë së për gjysmë orë do të zhbllokohet, dhe janë angazhuar makineri që të vinë këtu që gjatë natës të punojnë për zhbllokimin e rrugës, që lidhë Shipkovicën me Brodecin dhe fshatrat tjerë Veshalla, Bozovcë”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i këhsillit të komunës së Tetovës. 
 
Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin edhe të disa përrojeve që  shkaktuan përmbytje vitin e kaluar . nga komuna e tetovës thonë se ekipet operative do të mbeten në terren.
 
Sinoptikët paralajmërojnë rreshje edhe në ditët në vijim  andaj nga kjo komunë apelojnë që qytetarët, në rast nevoje apo rreziku mbi pronën apo jetën e tyre, të drejtohen ne linjën emergjente 193 – Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit, e cila do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.
 

VISAR SADIKI