Maqedoni

Përmbytje në Shkup, 20 të vdekur

07.08.2016 12:19

Hasanbegu është në zi pas përmbytjeve të mbrëmshme që morën edhe jetë njerëzish...

MPB zyrtarisht konfirmon se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 20 persona.

Në Hasanbeg e Singeliq, tashmë ka  vetëm  njerëz që përpiqen të kontrollojnë dëmet e  një nate më parë, pasi shumica e banorëve arritën të evakuohen gjatë natës tek të afërmit.

Edhe pse gjatë gjiithë natës ekipet e emergjencës kanë punuar për të evakuuar banorë, ata ankohen se ndihma erdhi shumë vonë. Dhe këtë e vërtetoi edhe ekipi i TVM 2.

Për gati 40 minuta, linja e emergjencës 195 dhe linja tjetër 193, ishin vazhdimisht të zëna dhe askush nuk e dinte në Qendrën për Menaxhim me Kriza se cfarë po ndodh në Hasanbeg dhe Singeliq.

Kjo edhe për faktin se edhe në shumë vende të tjera në Shkup mbrëmë kishte rrugë të bllokuara, rrëshqitje dheu, makina të mbuluara deri në majë nga uji.

Një grua e vdekur tashmë është vërtetuar në qarkoren e Shkupit.  Por Hasanbegu ka pësuar më së shumti pas daljes së ujrave të liqenit pranë kamenikut, I cili arriti deri në katet e fundit të shtëpive.

Njerëzit hipën edhe mbi cati që të shpëtonin. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë.

Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.

Autoritetet thonë se shiu i mbrëmshëm, ishte më I rëndi në dekadën e fundit dhe u shoqërua madje edhe me shkarkime të fuqishme elektrike apo reth 800 vetëtima sa u regjistruan në Shkup.