Maqedoni
Në Shkup 93 litra shi për metër katror
07.08.2016 12:32
Më së shumti shi në 24 orë e kaluara ka pasur në Shkup ku janë matur 93 litra në një metër katror, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Në Mavarovë kanë rënë 39, në Pozharan 28, Krushevë 20, Ohër 18. DPHM kumtoi se edhe sot rajoni i Maqedonisë do të mbetet nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile të ajrit prej Mesdheut, i cili pasdite në orët e mbrëmjes përsëri do të shkaktojë mot të ndryshueshëm dhe stabil me reshje të shiut që në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima.
Fillimisht do të kaplohen pjesët perëndimore, ndërsa pastaj, nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes, do të zgjerohen edhe në pjesët qendrore dhe verilindore.
Proceset pritet të jenë më intesive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intesiv, veçanërisht në pjesët perëndimore.
Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar dhe e matur. Reshje të përkohshme do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
