Botë
Aleppo, grupet rebele festojnë fitoren
07.08.2016 13:10
Grupet rebele në Siri thonë se kanë thyer rrethimin disa javor të forcave qeveritarë në qytetin e Aleppos...

Lajmi është shoqëruar me entuziazëm dhe festë në rrugët të cilat janë përgjakur si pasojë e betejave mes forcave qeveritare dhe ayre rebele. Burime të afërta me qeverinë mohojnë të jenë zbrapsur nga rebelët, duke u shprehur se madje kanë mundur të largojnë këta të fundit nga baza e tyre.
Kurse aktivistë të opozitës që jetojnë në Britaninë e Madhe thonë se rebelët kanë arritur me të vërtetë të bashkohen me shokët e tyre në qytetin lindior të Aleppos.
Rami Abdel Rahman, kryetar i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, në në një reagim për mediat, thotë se rebelët pavarësisht thyerjes së rrethimit, nuk kanë arritur të krijojnë një rrugë të sigurtë për të shmangur forcat qeveritare.
Të premten, grupet rebele thanë se kanë sulmuan një bazë artilerie në qytet, por ushtria siriane tha se ishte përgjigjur duke shkaktuar humbje të rënda për rebelët. Koalicioni rebel përfshin grupe të lidhura me al-Kaedën.
Forcat qeveritare arritën të ndërprisnin rrugët kryesore të furnizimit të rebelëve në Aleppo që prej korrikut, ndërkohë që rreth 250 mijë njerëz jetuan gjatë gjithë kësaj kohe nën rrethim dhe luftime të përgjakshme.
Ushtria siriane ka luftuar rebelët me ndihmën e sulmeve ajrore ruse. Më herët gjatë kësaj javë, televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e civilëve dhe luftëtarëve që largoheshin nga qyteti përmes korridoreve humanitare të shpallura nga Moska.
Aleppo dikur ishte kryeqyteti tregtar i Sirisë dhe gjithashtu i pasur me trashëgimi arkitektonike dhe arkeologjike. Por pjesa më e madhe e saj është shkatërruar ose plaçkitur gjatë pesë viteve të luftës.
MIGENA GORENCA
