Maqedoni

Hasanbegu në zi, dhjetra të vdekur, evakuohen familjet

07.08.2016 13:47

Hasanbegu është në zi pas përmbytjeve të mbrëmshme që morën edhe jetë njerëzish...

Atje, tashmë ka  vetëm  njerëz që përpiqen të kontrollojnë dëmet e  një nate më pare I dhe mundohen për të gjetur personat e zhdukur.
 
Përvec dhjetë trupave të gjetur gjatë natës, derisa ekipi ynë qëndroi në këtë fshat, u gjetën edhe 4 trupa të tjerë, 3 femra dhe 1 mashkull, që kishin mbetur  në podrumet e shtëpisë së tyre.
 
Por shumica e banorëve të tjerë arritën të evakuohen gjatë natës tek të afërmit. Vërshime ka pasur edhe në fshatrat përeth, Hasanbegu ka pësuar më së shumti pas daljes së ujrave të liqenit aty pranë, i cili arriti deri në katet e fundit të shtëpive.
 
Njerëzit hipën edhe mbi cati që të shpëtonin. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Por më e rënda, është humbja e jetëve të njerëzve.
 
“Gjendja ka qenë alarmante katastrofale, mirë që shpëtuam kokën dhe  fëmijët. Na ka kap një panikë e madhe por kemi aritur që familjarët ti strehojmë, ti largojmë prej katastrofës për ndryshe tmer I madhë ka qenë. Kemi pasur problem, podrumi dhe kati I përdhesë është mbushur me ujë, edhe kati i dytë por  ne kemi hyp në katin e tretë”... 
 
“Gjendja eshtë shumë e rëndë vetëm zoti e di se si kemi shpëtuar. Kemi hyp në katin e dytë. Por jemi frigu përsëri edhe në katin e dytë jemi frigu se po na mbyt uji shumë ka pasur vërshime. Rrëmujë mbrenda, s’ka  kurgjo asnjë send”... 
 
“Kanalet po zihen rrugë nuk ka kurgjo ska. Gjendja shifni vetë kurgjo nuk ka hiq as qeremidet nuk bojnë e jo mo mbrenda. Nuk bënë asgjë krejtë duhet të dalin jashta”... 
 
“Ka dëmë të mëdha dhe e gjithë kjo ka ndodhur për një kohë shumë të shkurtër prej orës 7:00 deri në ora 9:30. Janë evakuuar disa njerëz, kanë ardhur prej Hasanbegut dhe prej Haraqinës kanë fjetur në fshatin Muajnc në Nagushtak sa kanë mundur të mbajnë njerëz. Unë dola jashtë  t’ju ndihmoj dicka dhe vajza reshqiti kishte pasur disa gur të mdha dhë erë dhe cau fytyrën. Rufeja ka rënë me një shtëpi”... 
 
“Gjendja sigurisht është shumë keq, nuk di cfarë të ju them rrymë nuk kemi as ujë. Mundohemi në ato mënyra që mundemi vetë punojmë. Kemi katin përdhes deri në më shumë se gjysa e katit. Edhe kemi makina na kan ngel krejte I ka mar uji edhe I ka dergu tek shtëpia e vëllait”... 
 
“Ka qenë e pamundur  për tu bërë dicka për të shpëtuar dicka.  Gruan e kemi gjetur në anen tjetër, para dhomave në  një divan. Daja është munduar që ta mbajë por uji ka mbrit deri lartë dhe e ka tërhequr poshtë gruan time. Në një moment  ajo  i ka thënë leshomë mua, shpeto veten, këto kanë qenë fjalët e fundit të saj”...  
 
“Pas 70  vjetëve  kjo po ndodh këtu. Në shtëpi është katastrofë, gjithcka ëhstë prishur nga uji. 5 vetura kanë qenë te parkuar këtu para shtëpisë  3 vetura kanë qenë të dhëndrit dy të mijat tash ata nuk kanë vlerë as për një paket cigare”, thanë qytetarët e anketuar nga TVM2. 
 
Edhe pse gjatë gjiithë natës ekipet e emergjencës kanë punuar për të evakuuar banorë, ata ankohen se ndihma erdhi shumë vonë. Dhe këtë  e vërtetoi edhe ekipi i TVM 2.
 
Për gati 40 minuta, linja e emergjencës 195 dhe linja tjetër 193, ishin vazhdimisht të zëna dhe askush nuk e dinte në Qendrën për Menaxhim me Kriza se cfarë po ndodh në Hasanbeg dhe Singeliq.
 
Kjo edhe për faktin se edhe në shumë vende të tjera në Shkup mbrëmë kishte rrugë të bllokuara, rrëshqitje dheu, makina të mbuluara deri në majë nga uji.
 
Një grua e vdekur tashmë është vërtetuar në qarkoren e Shkupit. Autoritetet thonë se shiu i mbrëmshëm, ishte më i rëndi në dekadën e fundit dhe u shoqërua madje edhe me shkarkime të fuqishme elektrike apo reth 800 vetëtima sa u regjistruan në Shkup.
 
REJHANE BUSHI METAJ