Maqedoni
Tetovë, lirohet rruga Shipkovicë - Brodec
07.08.2016 14:48
Me ankth dhe frikë, e kanë kaluar natën banorët e Malësisë së Sharrit...

Reth orës 4 të mëngjesit, rreshjet e shiut rifilluan duke kthyer ankthin e përmbytjeve që kalpuan këtë rajon një vit më parë.
Banorët kërkojnë nga pushteti lokal, dhe pushteti qendror që të ndërmarrin masa prevntive, pasi sa herë që bie shi, rrezikohet jeta dhe pasuria e tyre.
“Ka pasur tërë natën shi nuk kemi fjet, tërë natë kemi qëndruar , jemi frikësuar tej mase se po rrëshqasin këta muret poshtë , po shembet toka nuk kemi fjet as pakë”...
“Nata ka qenë shumë e rrezikshme, nuk kemi fjetur as pakë me trauma si vjet, këtu rrezik fëmijët luajnë banorët 24 orë”, thanë qytetarët e anketuar.
Rruga mesë Shipkovicës dhe Brodeci që mbrëmë ka qenë e bllokuar, për banorët e Brodecit, Veshallës, Bozovcës , është zhbllokuar nga ana e komunës së Tetovës. Mirëpo ka ende rrezik të madh, për ata banorë që lëvizin në këtë rrugë.
Nga komuna e Tetovës shprehen se është punuar gjatë gjithë natës që rruga Shipkovic- Brodec të zhbllokohet
“Kemi punuar tërë natën për të zhbllokuar rrugën , siç po shihni me vështirësi po kalon , ekipet teknike do të mbesin këtu pasi parashikimet që i kemi për ditën e sotme dhe nesër të ketë të reshura dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të qëndrojmë me makinerinë tonë dhe për këtë arsyeje që të mundet rruga të jetë e lëvizshme”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
“Ekipet e Komunës dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dolën me urgjencë në terren sepse bëhej fjalë për bllokimin e rrugëve drejt Shipkovicës. Tashmë këto rrugë janë pastruar. Ata kanë punuar gjatë gjithë natës dhe sot lëvizet lirshëm. Kanë dalë në terren edhe ekipet e ministrisë së Mbrojtjes për të parë mundësinë e thyerjes së gurëve të mëdhenj që solli shiu”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
E pyetur për urën e cila thuajse është shkatërruar , kryetarja e Tetovës Teuta Arifi është shprehur se në këtë zonë duhet të ndërtohet një urë e re dhe premtoi se do të kërkoj nga qeveria mjete shtese për ndërtimin e saj.
“Ne jemi në ndërtim e sipër të kësaj aksi rrugorë Shipkovic –Brodec mendimi im është që të shkohet me projekt shtesë për urën për shkak se e gjithë kjo situate kërkon që të ketë një ndërtim shtesë aty”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Reshjet e shiut që kapluan pjesën e Pollogut dhe gjatë mbrëmjes, kanë shkaktuar dëme materiale edhe në disa komuna tjera si ajo e Bervenicës nga të reshurat e shiut kanë pësuar disa shtëpi në fshatin Cellopek. Shtabi i krizës vendosi që edhe rajoni i Tetovës të shpallet zonë e krizës.
VISAR SADIKI
