Maqedoni

Politika ngushëllon familjet e viktimave

07.08.2016 15:21

Brukseli ka reaguar për vërshimet që goditën mbrëmë Shkupin dhe Tetovën...

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për t'i ardhur në ndihmë.
 
"Ngushëllimet e mia për familjete të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të i'u ndihmojë", ka shkruar Han 
 
Edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një mesazh ngushëllimi për të gjitha viktimat e rëna mbrëmë nga vërshimet në Shkup duke ju shprehur familjeve ngushëllimet e sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre. "Siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t'ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t'i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore'', shprehet për fund Ahmeti.
 
Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. "Megjithëse ka vend për plot vërejtje ndaj autoriteteve që kaq vite nuk kanë ndërmarrë diçka që ta parandalojnë këtë katastrofë, sot nuk është koha për këtë temë. Unë ju ftoj sot të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioz e politike, që të bashkohemi dhe solidarizohemi me këta banorë, të ndihmojmë me gjithçka që mundemi, fundja t’i vizitojmë, t’i ngushëllojmë dhe të solidarizohemi me ta”, shkruan Kasami.