Maqedoni
LSDM filloi fushatën në Shkup
07.04.2014 18:18
Nëse dikush ende mendon se nuk do të ketë ndryshime në Maqedoni, le t’i pyes banorët e komunës Qendër...

Nëse dikush ende mendon se nuk do të ketë ndryshime në Maqedoni, le t’i pyes banorët e komunës Qendër. Tri raunde zgjedhore qëndruan pa u mposhtur kundër qeverisë së Nikolla Gruevskit. Këtë radhë do të jetë në tërë Maqedoninë.
Stevo Pendarovski e paralajmëroji fitoren e thellë të opozitës në Maqedoni, porositi kryetari i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, nga sheshi i Shkupit “Pella”, ku gjithashtu ka ftuar në një duel televiziv kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin. Lideri opozitar ka reaguar pas spekulimeve se nuk ishte i gatshëm që të përballet me Gruevskin.
“Po flitet se Gruevski ka thënë se Zaev ka ikur nga dueli me atë. Unë do të jem kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë, kurse të gjithë e dinë se Gruevski ka ikur në listën zgjedhore për shkak të imunitetit. Të shohim se kush ka ikur", ka deklaruar kryetari i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.
Nga ana tjetër edhe kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, në mitingun e LSDM-së në Shkup, porositë votuesit se kanë mundësi të votojnë konceptin aktual dhe atë të së ardhmes.
“Do u kisha lutur për mobilizim masovik politik qysh më datë 13, për atë se e dini me kë kemi punë. Këtyre puna më e mirë në jetë ju është karrigia dhe paratë. Nuk do t’i lëmë të kalojnë aq lehtë. Por nëse mbajmë masovitetin, entuziazmin, vendosmërinë dhe përgatitjen që të luftojmë deri në fund, qysh më datë 13 do të marrin porosinë e popullit, sepse kjo energji tregon gjithçka. Fundi i tyre po afrohet”, u shpreh kandidati presidencial nga LSDM, Stevo Pendarovski.
Ai theksoi se disponimi opozitar te njerëzit po rritet.
“Në këtë moment opozita po udhëheq në të gjitha anketat. Fitorja po afrohet. Maqedonia është e pjekur për ndryshime. Të mos lejojmë të na ikë fitorja e dyfishtë më 13 dhe 27 prill. Ndryshimet janë këtu. Vetëm varet nga ne nëse bashkërisht do të pajtohemi dhe bashkë do të bëjmë këtë në javët e ardhshme. Ju lus jo në emrin tim, jo në emrin e këtyre njerëzve, jo për familjet tona, por për vendin tonë që nuk ka alternativë tjetër dhe e cila është sjellë deri në mur. Bashkërisht nuk u frikohemi, po u vjen fundi, jemi më të fortë se ata”, theksoi Pendarovski. (Memedali Jusufi, TVM2)
