Maqedoni
Agjencia për ushqim dhe veterinari: Kujdes çfarë uji pini dhe çfarë ushqimi hani
07.08.2016 16:20
Agjencia për ushqim dhe veterinari apelon deri tek qytetarët nga rajonet e përmbytura që në vazhdimësi ti ndjekin...

Agjencia për ushqim dhe veterinari apelon deri tek qytetarët nga rajonet e përmbytura që në vazhdimësi ti ndjekin inforacionet për furnizim me ujë dhe siguri të ujit për pije përmes televizioneve kombetare dhe lokale, radio dhe internet portalet.
Për pije, përgatitjen e ushqimit dhe mbajtjen e higjienës personale, të shfrytëzohet vetëm uji i paketuar ose uji për pije nga çisterna. Nëse egziston uji rezervë në shtëpitë e përmbytura ai nuk duhet të shfrytëzohet nëse nuk vlohet minimum 15 minuta.
Nëse qytetarët vërejnë se uji është i turbulluar, ai rreptësisht ndalohet të shfrytëzohet për pije ose për përgatitjen e ushqimit. Është e preferueshme që në çdo vendbanim ë përmbytur uji të dezinfektohet për shkaqe sigurije.
Është me rëndësi që ushqimi i përgatitur të ruhet në vende të sigurta ku nuk ka kontakt me ujin e përmbytur. I tërë ushimi i cili ka qenë në kontakt me ujin nga vërshimet, në frigorifer, bodrum, të mos shfrytëzohet respektivisht është e rekomandueshme që i njejti të hidhet.
Është i nevojshëm dezinfektim i i të gjitha sipërfaqeve punuese si dhe i pajisjeve të kuzhinës për përgatitjen e ushqimit. Ushqimi duhet të përgatitet me uje të sigurtë ose me ujë të vluar derinë 70 gradë celsius.
Ushqimi i përgatitur të mos ruhet më shumë se 2 orë në temperaturë dhome. Fëmijët e vegjël sugjerohet të ushqehen me ushqim të gatshëm industrial. Banorët e vendeve të përmbytura duhet të marrin edhe masa të veçanta edhe për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake.
Së pari ata duhet të sigurojnë ujë, ushqim dhe strehim të sigurtë. Në rast të vërshimeve të reja, kafshët duhet të transfrohen në vende të sigurta. Kafshët në ahër nuk duhet të jenë të lidhura, dhe dera duhet të jetë e hapur, me çka kafshët do të kenë gjasa më të mëdha për të ikur.
Nëse gjenden kafshë të ngordhura në vendet e përmbytura dueht të veprohet me kujdes tejet të madh. Kafshëve u ndalohet dhënia e ujit nga uji i përmbytjeve. Banorët që posedojnë kafshë shtëpiake duhet të jenë në kontakt me shërbimet e veterinarisë.
MERITA GASHI
