Maqedoni
Ivanov në zonat e përmbytura: Dëmet kompensohet, jeta e njerëzve jo
07.08.2016 18:21
Presidenti Ivanov ka vizituar sot zonat e përmbytura...

Duke shprehur ngushëllime dhe keqardhje për viktimat nga moti i ligë si dhe për të lënduarit, ai njoftoi se në terren janë edhe 400 pjesëtarë të ARM-së dhe 300 policë të cilët të ndarë në rajone, duke ndihmuar popullatën lokale.
Ivanov apelon që qytetarët të ndihmojnë edhe në pika të hapura të dhurojnë ujë dhe ushqim "Deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi e tillë. Dëmet janë të mëdha, por ato do të kompensohen, ndërsa jetët e humbura nuk mund të kthehen. Në vendet më të goditura ku ndodhemi për momentin, janë shkatërruar shumë shtëpi, si dhe infrastruktura", deklaroi Ivanov. Sipas presidentit, menaxhmenti i krizës është aktivizuar dhe autoritetet kompetente janë në terre.
