Maqedoni
Vërshimet, EVN sanon difektet në rrjet
07.08.2016 18:25
Ekipe të EVN Maqedoni punojnë në sanimin e defekteve të shkaktuara në furnizimin me energji elektrike nga moti i ligë që dje përfshiu pjesë të vendit....

Ekipe të përforcuara janë gjithkund në ato vende ku ka probleme në furnizimin apo ndërprerjen ku shfrytëzuesit nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike.
Më shumë probleme në nivel të tensionit të mesëm në rrjetin distribues u shkaktuan në rajonin e Shkupit, Manasatirit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës.
Në rajonin e Shkupit, në Saraj dhe Matkë është vendosur furnizim normal i energjisë elektrike.
Mbesin pa furnizim me energji elektrike Vollkova, Ormani, Novosellsi Pat, Stenkoveci, Momin Potok dhe Zllokuqani.
Në rajonin e Shkupit në Bllacë të Poshtme dhe në vendkalimin kufitar Bllacë ka problem me furnizim me energji elektrike, ndërsa rajone në Fushë Tophanë dhe Vizveg, janë pa energji elektrike.
Në rrugë të caktuara në qytetin e Shkupit edhe pse janë sanuar defektet në trafostacionet, nuk është lëshuar tension që të munden ekipet e NP Ujësjellës dhe Kanalizim si dhe shërbimi zjarrfikës të intervenojnë dhe të mund të pastrojmë bodrumet dhe ato vende kritike ku ka lymërishtë nga uji dhe mbeturinat.
