Maqedoni
8 gushti ditë zie, 5 mijë euro dëmshpërblim për familjet e viktimave
07.08.2016 20:22
Qeveria ka shpallur 8 gushtin ditë zie, për nder të viktimave që humbën jetën gjatë vërshimeve të fundit në Shkup...

Gjithashtu, është vendosur që familjeve të viktimave t’u jepet një dëmshpërblim prej 5000 euro, si edhe të ngritet një komision për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, e më pastaj të bëhet kompenzimi i tyre.
Në vendet e goditura nga përmbytjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme 15 ditore.
