Maqedoni

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 19 aksidente në Shkup

08.08.2016 11:28

Gjatë fundjavës në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur 19 aksidente komunikacioni në të cilat ka edhe persona të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore...

Të shtunën në shtatë aksidente komunikacioni lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona, ndërsa tre persona janë me pasojë lëndimet trupore, derisa të dielën ka pasur 12 aksidente prej të cilave pesë janë me pasojë dëme materiale, dy me lëndime të rënda trupore dhe tre me pasojë lëndime trupore.
 
Gjatë dy ditëve të kaluara nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Pesë persona kanë drejtuar automjete motorike pa patentshofer, një shofer ka lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe një ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 31 automjete./Mia