Botë

Sulm me bombë në Pakistan, 55 të vdekur, 100 të lënduar

08.08.2016 11:53

Një sulm me bombë në një spital në Pakistan ka lënë 55 persona të vdekur...

100 të tjerë janë plagosur nga sulmi, që ndodhi në hyrje të departametit të emergjencës në qytetin Quetta. 
 
Ngjarja nisi me disa të shtëna ku  u vranë disa avokatë dhe disa gazetarë. Të shtënat pasuan me shpërthim.
 
Nuk është e qartë se cilët ishin sulmuesit. Policia pakistaneze tha se sulmi me bombë mund të jetë kryer nga një kamikaze.
 
Kryeministri Navaz Sharif dënoi sulmet duke thënë: “Askush nuk do lejohet të shqetësojë paqen në provincë."