Botë
Meksikë, stuhia tropikale shkakton 38 viktima
08.08.2016 12:19
Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet , e kanë çuar numrin e viktimave në 38, pasi stuhia tropikale “Earl” goditi rajonet lindore të Meksikës...

Shteti më i goditur ka qenë Puebla, ku zyrtarët thonë se janë shënuar 28 prej viktimave. 10 të tjerë kanë humbur jetën në shtetin e Verakruzit.
Viktimat humbën jetën pasi shtëpitë e tyre u zunë nga dheu, balta dhe shkëmbinjtw. Në Huauchinango, një pyll i tërë u shkul nga kodra, dhe ra mbi fshatin poshtë tij.
Reshjet e dendura vijuan në rajon, duke detyruar zyrtarët të mbyllin një seksion të autostradës kryesore që lidh rajonin me kryeqytetin Meksiko Siti.
