Sportet E Tjera
Kelmendi: Ia dedikoj medaljen Kosovës, krenare që ngrita flamurin lart
08.08.2016 12:26
Majlinda Kelmendi e fitoi me të drejtë një vend në përjetësi, duke siguruar medaljene artë në Rio de Zhaneiro për Kosovën...

Një sukses i përmasave madhështore që ndosha edhe vetë xhudistja ende nuk ia ka deshifruar rëndësinë.
Në fjalën e saj menjëherë pas triumfit 25 vjecarja ia dedikoi këtë fitore popullit të Kosovës, një popull që e ka njohur vuajtjen e luftën, por që ka gjetur frocën brënda vetes për tu ringritur.
Medalja e arët e kelmendit tregon më së mirir se nëse dëshiron dicka me zemër dhe punën për të, në fund do arrish ta realizosh qëlimin, ashtu si bëri kamjonia olimpike Majlinda Kelmendi.
“Kjo do të thotë shumë për mua, populli i Kosovës dhe vecanërisht fëmijët më shohin si heroine, sapo i vërtetova se dhe pas luftës dhe asaj cfarë ne përjetuam atëherë, nëse ata dëshirojnë dicka mund ta arrijnë. Nëse duan të shpallen kampion olimpik mund tia dalin, pak rëndësi ka nëse vijmë nga një vend i vogël, ne jemi popull i fortë” tha ajo.
Tashmë Majlinda do të kthtehet ashtu si ajo vetë e deklaroi si heroinë në Kosovë, e vetëdijshme që i ka dhën shpresë e motivimin një brezi të tërë, duke treguar se sa lart mund të shkoj një njeri në jetë nëse beson tek ëndrrat e veta.
