Sportet E Tjera

Profili i Majlinda Kelmendit, kampiones kosovare në xhudo

08.08.2016 12:29

Majlinda Kelmendi realizoi misionin e pamundur. Medalja e artë në lojërat olimpike erdhi erdhi pas titullit botëror dhe atij europian, që i hapën rrugën këtij suksesi...

Ajo ka bërë një rrugëtim të gjatë për të mbërritur deri këtu, sa sakrifica, energji të shpenzuara dhe lot për tu ngjitur në piedestalin e xhudos, por në fund historia shkruhet me virtyte, karakter, e pikërisht sakrificë deri në vetëmohim.
 
Majlinda Kelmendi u lind më 9 Maj të vitit 1991 në qytetin e Pejës. Kontaktin e parë me spirtin e xhudos e pati në moshën 8 vjecare, në një periudhë mjaft të vështirë për Kosovën, në vitin 1999. në njërin krah ushtria clirimtare e kosovës dhe forcat e natos luftonin kundër ushtrise serbe për ti rikthyer kosovës të drejtën për të sunduar në tokën e vet, në anën tjetër në një palestër të Pejës stërvitej ajo vajzë që më vonë do ta ngjiste lart emrin e atdheut të saj.
 
Talenti i xhudistes u spikat që në hapat e para, ku ajo bënte diferencën menjëherë me bashkmoshataret e saj duke fituar tituj kombëtar të njëpasnjëshëm. Në vitin 2009 erdhi triumfi i parë i rëndësishëm. Majlinda fitoi titullin e kampiones së botës në kampionatin europian për të rinj që u zhvillua në Francë.
 
Në lojërat Olimpike të Londrës, duke qënë se Kosova ende nuk ishte pranuan në komitetitn olimpik ndërkombëtar, Klemendi garoi nën flamurin shqiptar, porn ë mënyrë të papritur u eliminua në cerekfinale nga Christinne Lengentil.
 
Gjithsesi Rruga drejt madhështisë tashmë kish nisur dhe pas disa rezultateve jo të mira në junioresin e Marokiut dhe botërorin Japonisë, xhudistja nga Kosova siguroi medaljen e bronxit në kampionatin europian të Hungarisë.
 
Por kjo arritjr u vetëeklisdia nga paraqitjet e xhudistes, pasi në muajin Gusht të 2013 në Rio de Janeiros, Majlinda Kelmendi u shpall kampione botës, një sukses i pamenduar më pare
 
Për ta kompletuar kornizën erdhi titullo i parë kampion europe, në gRën e zhvilluar në Montoelier. kampionja e botës dhe Europës rregjistroi një sukses absolut në kompeticionin që u mbajt në Francë.
 
Performancat e Kelmendti erdhën gjtihnjë në rritje dhe pas titullit kampion bote në Rio de Janeiros, ajo replikoi këtë sukses të vecantë duke triumfuar edhe në kampionatin botëror të Chelyabynsk në rusi. 2 medalja të arta njëra pas tjetër në kompeticionin kryesor ndërkombëtar pas lojërave olimpike.
 
Ndërkohë që 2 vite më vonë pejanja siguroi nëj tjetër fitore mjaft të rëndësishme në kampionatin europian. Në Kazan të Rusisë xhudistja nga Kosova vendosi në muzen e saj personal një tjetër titull kampion Europe.
 
Tashmë ajo është kampjone olimike dhe që nga viti 2013 ndodhet e par aën renditjen e federatës ndërkombëtare të xhudos për peshën 52 kg, jo edhe aq keq për një vend të vogël, por me sportistë të pasur me forcën për të ngjitur majat, për të qënë të pranishëm në ” Hall of fame” e lojërave olimpike.