Sportet E Tjera

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli përfundon në vendin e 8 Lojërat Olimpike

08.08.2016 12:31

Përfundoi me vendin e 8 aventura e peshëngritëses shqiptare Evangjeli Veli në lojërat olimpike të Rio de Zhaneiros.

Shtangistja e cila garoi në peshën 53 kg ngriti në total 165 kg në dygarësh duke siguruar një rezultat mjaft pozitiv për të, pasi objektivi i sportises nga Saranda ishte përfshirja mes 10 më të mirave.
 
Kujtojmë që shtangistja u përzgjodh vetëm në fund nga komiteti olimpik ndërkombëtar për të marrë pjesë në Rio, cka ia shton vlerat këtij rezultati duke qënë se Veli nuk kish zhvilluar as përgatitjen e duhur.
 
Në stilin e shkëputjes peshëngritësja kuqezi i realizoi të trija provat ku maksimumi ishte 75 kg, ndërsa në shtytje arriti të ngrinte 90 kg ndërsa dështoi në provën e fundit ku tentoi 96 kg.
 
Veli garoi në baterinë B ku u rendit e dyta ndërsa pas përfundimit të garës në baterinë kryesore atë A, u certifikua rezultati final, pra pozicioni numër 8, medalja e arë shkoi për tajvanezen Shu-Ching.