Maqedoni
42 të lënduar kërkojnë ndihmën e mjekëve, 7 janë ndalur në spital, mes tyre edhe një fëmijë
08.08.2016 13:06
Në 24 orët e fundit, në spitalin e qytetit në Shkup, janë pranuar 144 pacientë, prej të cilëve 42 janë ankuar për lëndime nga vërshimet. Prej tyre janë hospitalizuar 7 persona, 3 janë operuar...

“Për momentin në spitalin tonë nuk ka asnjë pacient në rrezik për jetën, të gjithë ata që janë hispitalizuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mes të lënduarve ka edhe një fëmijë, I cili është lënduar ditën pas vërshimeve kur prindërit e kishin marrë me vete gjatë pastrimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet”, tha në mjeke.
Pacientët janë nën përkujdesje në repartin e traumatologjisë. Një pjesë prej tyre nesër do të lëshohen në kurim shtëpiak njoftojnë nga ky spital.
FETIJE QAILI
