EHMM :Edhe sonte rreshje, stabilizim prej nesër, të enjten rikthehet shiu

08.08.2016 15:24

Vendi ende vazhdon të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik....

Vendi ende vazhdon të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, që do të thotë se edhe sonte na pret mot me rreshje lokale shiu në pjesët perendimore, thonë nga enti hidro meteorologjik i Maqedonisë

“Më shumë vërshime priten gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes . Presim që shira më të rrëmbyeshëm të ketë në rajonin Perendimor dhe jugor të vendit. Moti jostabil pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, vecanërisht në pjesën e parë të ditës, ku priten rreshje me intensitet të shtuar të shoqëruara edhe me vetëtima.

Për nesër sinoptikët presin rritje të vogël të temperaturave dhe në fund të ditës pritet edhe stabilizimi I motit . kështu në natën mess ë martës dhe të mërkurës sinoptikët parashikojnë të mos ketë më rreshje dhe koha të stabilizohet ngadalë” – thonë nga Enti Hidro Meteorologjik.

Stabilizimi do të vazhdojë deri të enjten paradite , ndërsa pasdite vendi do të përshkrohet nga një masë e ftohtë ajri nga veriu që do të rikthejë sërisht uljen e temperaturave dhe shirat lokalë të shoqëruar me vetëtima, por se cfarë intensiteti shiu pritet të enjten, nga EHMM thonë se do të njoftojnë në ditët në vazhdim. (Naim Ramadani, TVM2)