Maqedoni

Përmbytjet, Brukseli i gatshëm ti ndihmojë Maqedonisë

08.08.2016 15:42

Shtabi i krizës për momentin po punon për specifikimin e nevojave konkrete për përballje me gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve që kapluan Shkupin...

Më pas do të kërkohet edhe ndihmë konkrete nga vendet e tjera, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. 
 
Brukseli zyrtar nga ana tjetër, konfirmon se është i gatshëm të ndihmojë por për këtë duhet kërkesë zyrtare nga Maqedonia.
 
“Kërkesa për aktiviziimin e mekanizmit për mbrojtje civile duhet të ngrihet nga ana e autoriteteve të Maqedonisë dhe ne presim këtë kërkesë. Komisioni Europian koordinon ofertat  e vendeve anëtare dhe mund të bashkëfinancojë transportin e materialeve dhe ekspertëve në Maqedoni. Vendet anëtare mund të sigurojnë ndihmë në bazë vullnetare përfshirë ekipe njerëzish, pajisje mjekësore dhe elemente të tjera bazike”, tha Mina Andreeva, zëdhënëse e KE-së.
 
Komisioni Europian do të dërgojë një ekip ekspertësh që do të kontrollojnë rrjetin e kanalizimit në vendet e përmbytura.  
 
Për momentin në këto zona arritën edhe ndihmat e para nga më shumë shtete.