Botë

Një fraksion i talebanëve në Pakistan merr përsipër shpërthimet që lan 70 të vrarë

09.08.2016 11:01

Një fraksion i talebanëve në Pakistan ka thënë se qëndron prapa shpërthimit vetëvrasës i cili la të vdekur të paktën 70 persona në një spital në qytetin e Quetta...

Sulmuesi kishte vënë në shënjestër një turmë që ishte mbledhur tek një avokat i njohur Bilal Kasi, i cili ishte vrarë të hënën. Avokatë dhe gazetarë ishin në mesin e të vdekurve. 
 
Rreth 120 vetë u plagosën.Fraksioni Talebanët, Jamaat-ul-Ahrar, tha se qëndronte pas dy sulmeve, atij në spital dhe atë të  vrasjes së  Kasit.