Botë

Pakistani në zi për 70 viktimat, avokatët nisin grevë mbarëkombëtare

09.08.2016 12:08

Avokatët e Pakistanit kanë nisur një grevë mbarëkombëtare, një ditë pas sulmit makabër që la pas 70 të vrarë dhe 120 të plagosur...

Shpërthimi ndodhi në hyrje të Departamentit të Urgjencës në momentin kur po sillej trupi i një avokati të njohur të qëlluar në orët e mëngjesit të së hënës.
 
Ngjarja është marrë përsipër nga një fraksion i quajtur talebanët e Pakistanit dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.
 
Avokati Kasi, ishte President i Shoqatës së Avokatëve Balochistan, dhe u qëllua nga dy sulmues të panjohur teksa po ecte në rrugën nga shtëpia e tij në kompleksin kryesor gjyqësor në Quetta. 
 
Ekspertët lokalë besojnë se sulmuesit mund të kenë në shënjestër avokatët, pasi janë më pak të mbrojtur krahasuar me politikanët dhe se vrasja e tyre u bën më shumë jehohe akteve të tyre.
 
Megjithatë ajo që është e qartë është fakti se militantët në Paksitan janë ende në fuqi, pavarësisht pretendendimeve të kundërta nga Qeveria.