Maqedoni

Në Shkup dje 11 aksidente trafiku

09.08.2016 12:36

Policia e trafikut dje në Shkup dhe rrethinë ka kryer ekspertizë në 11 aksidente trafiku...

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa në një aksident janë konstatuar lëndime më të lehta te pjesëmarrësit. Në nëntë aksidente është konstatuar dëm material.
 
Nga ana e policisë së trafikut në 24 orët e fundit gjatë kontrollit, është zbuluar një person i cili ka drejtuar automobil pa patent shofer, një është sanksionuar për shkak mos dhënies përparësi këmbësorëve, ndërsa edhe një për shkak të mosripërtëritjes të regjistrimit./MIa