Botë

Nepal, rrëzohet helikopteri, 7 të vdekur

09.08.2016 12:59

7 persona humbën jetën kur një helikopter u rrëzua në Njukot të Nepalit...

 
Bëhet fjalë për një heliKopter mjekësor që po transportonte një grua shtatzënë me komplikacione nga rajoni Gota për në spitalin në Katmandu.
 
Helikopteri ishte nën pronësinë e një spitali privat dhe drejtuesit e tij thonë se I ishin bërë të gjitha kontrollet teknike.
 
Nuk dihen ende shkaqet përse helikopteri humbi lartësi dhe u përplas pas një mali.
 
Autoritetet thonë se puna për rikuperimin  e trupave ka ecur me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve të kalueshme në zonë.