Maqedoni
Përmbytjet në Shkup, qarkorja e mbyllur, punohet për sanimin e saj
09.08.2016 14:19
Qarkorja e Shkupit vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim...

Infrastruktura e kësaj qarkore pësoi dëme të mëdha nga vërshimet . Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se punohet me intensitet të shtuar për sanimin sa më të shpejtë të rrugëve nacionale, madje në disa raste edhe të rrugëve lokale të cilat janë kompetencë e komunave, siç është rasti me rrugën Shipkovicë-Brodec.
