Maqedoni
Përmbytjet, Saliu: Kriza të tilla nuk mund të parashikohen
09.08.2016 14:38
Qeveria ka siguruar gjithsej 1180 pompa të reja për largimin e ujit nga rajonet e përmbytyra....

Qeveria ka siguruar gjithsej 1180 pompa të reja për largimin e ujit nga rajonet e përmbytyra, bëjnë të ditur nga Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim, nga e cila thonë se deri tani kishin në dispozicion 85 pompa.
Drejtori i kësaj dejtorie Shaban Saliu thot se kjo drejtori ka angazhuar ekipe dhe makineri përfshi edhe 250 automjete dhe 276 të punësuar, për tu përballur me situatën dhe për tu dalur në ndihmë banorëve.
“Po bëjmë gjithçka që është në kopetencë dhe fuqin tone dhe maksimalisht po u ndihmojmë të gjitha familjeve të prekura. Është organizuar edhe shpërndarje e ushqimit. Më me rëndësi është largimi I ujit, baltës dhe të bëhet sanimi I terenit që të mos përhapen sëmundje ngitëse”, tha Shaban Saliu, drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Saliu njëherit thekson se nuk ndjen përgjegjësi për këtë katastrofë, pasi sipas tij, katastrofa të tilla nuk mund të parashikohen. Ndërsa sa u përket ankesave të shumta të qytetarëve për mungesën e ndihmës nga ana e institucioneve, ai thot se ekipet e kësaj drejtorie vazhdimisht punojnë në terren.
“Është normale se njerëzit janë nervozë, kanë pësuar dëme të mëdha. Por ne nuk mundemi që në një ditë të sanojmë dëmet. Po punojmë në maksimum që tu dalim në ndihmë të gjithë familjarëve të dëmtuar. Nuk ka mundësi të parashikohet një krizë e tillë”, shtoi Saliu.
Rezultatet në teren do të shihen brenda 3 ditëve në vijim, tha Saliu I cili paralajmëroi se së shpejti do të arrijnë ekipe nga Brukseli për të konstatuar se cilat ishin shkaqet që çuan deri te një katastrofë e tillë.
FETIJE QAILI
