Maqedoni
Mjekët: Hasanbeg, Haraçin dhe Stajkovcë, nuk ka fluks të shtuar pacientësh
09.08.2016 17:34
Në ambulancat në vendbanimet që ditë më parë ishin kapluar nga vërshimet, tani për tani nuk vërehet numër i shtuar i pacientëve...

Në ambulancat në vendbanimet që ditë më parë ishin kapluar nga vërshimet, tani për tani nuk vërehet numër i shtuar i pacientëve, përpos atyre që kanë pësuar lëndime gjat vërshimeve.
Në ambulancën Zem Zem në Hasanbeg, dhe Elif në Haraçinë thonë se janë të gatshëm të presin edhe fluks më të madh të pacientëve.
“Për momentin kemi më shum pacient që paraqiten me lëndime në trup.Ende është herët të flitet për paraqitjen e sëmundjeve virale në fshat, por ne presim dhe jemi të përgaditur edhe për diçka të tillë”, shprehet mjeku Bunjamin Kamberi nga ambulanca “Zem Zem” në Hasanbeg.
“Aktualisht nuk ka diçka të veçant lidhur me vërshimet, gjendja është normale, ka viruse të barkut dhe viruse në organet respiratore. Nuk ka ndonjë intensitet më të madh.Por duke pasur parasyshë gjendjen presim në çdo moment rritjen e fluksit të pacientëve. Por qytetarët duhet të kenë kujdes sa më të madh për higjienën, ujin dhe ushqimin”, shprehet mjekja Daniella Kapedanovska nga ambulanca “Elif” në Haraçinë.
Një ekip mjekësh që punon në ambient të hapur në Stajkovcë poashtu thot se nuk ka numër të madh personash që kërkojnë ndihmë mjeksore.
“Për momentin nankohen në kokëdhembje, nervoyë dhe shtipje e lartë. Duke e pasur parasyshë numrin e popullatës kemi pacient si një ambulancë në kushte normale. Numër i zakonshëm”, shprehet mjeku nga Stajkovca Edis Jukiç.
Edhe qytetarët thonë se aktualisht kërkojnë ndihmë mjeksore për shkak të lëndimeve të shkaktuara gjat vërshimeve.
“Jo tani për tani nuk ka viruse, po vetëm që jemi të lënduar, tuke iu ndihmuar njerëzve, sepse ka pasur vërshime edhe në haraçinë”, theksoi qytetari.
“Më këshillojnë mjekët, por unë kam probleme me zemrën, dhe sulme në tru, me të gjitha sëmundjet dhe kot terapia, pas asaj që përjetuam nuk ndjehem mir”, shprehet qytetari.
Mjekët njëherit bëjnë apel te qytetarët për kujdes maksimal për higjien personale dhe dezinfektim nëpër shtëpit e tyre dhe ambientet ku ata jetojnë, që të mos lejojnë përhapjen e ndonjë epidemije.
GYLTENE SINANI
