Botë
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga sulmet ajrore ndaj Sanës
09.08.2016 20:13
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite mbrëmë për herë të parë pas pesë muajve ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të jemenit, Sana...

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në njërën nga sulmet, që zgjatën tërë natën.
Sipas dëshmitarëve okularë në sulme është goditur fabrika për çips, ku ka pasur punëtorë, me ç'rast jetën e kanë humbur 14 veta. Gjithashtu është sulmuar edhe ndërtesa presidenciale dhe baza ushtarake në Sana, si dhe baza e Gardës Republikane në rajonin Arhab, që gjendet në afërsi të aeroportit.
Koalicioni i mbështet forcat jemene lojale ndaj presidentit në egzil Abs Rabu Mansur Hadi.
Sulmet pasuan pasi gjatë kohës së uikendit dështuan negociatat paqësore me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara mes Qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht të Jemenit dhe kryengritësve shiitë Husi./mia
