Fillon Panairi i 26-të ndërkombëtar i librit
Prej sot e deri më 14 prill në Metropolis arenën në Panairin e Shkupit do të mbahet Panairi i 26-të ndërkombëtar i librit, ku do të marrin pjesë mbi 70 botues……..

Prej sot e deri më 14 prill në Metropolis arenën në Panairin e Shkupit do të mbahet Panairi i 26-të ndërkombëtar i librit, ku do të marrin pjesë mbi 70 botues.
Në stenda me çmime të panairit do të shiten librat nga produksioni më i ri botues në Maqedoni dhe botimet e përkthyera, zhanre të ndryshme, letërsi shkencore, enciklopedi dhe fjalorë, libra për fëmijë...
Organizatorët - Panairi i Shkupit dhe Shoqata e Botuesve dhe Librarive të Maqedonisë (SHBLM) paralajmëruan pjesëmarrje edhe të botuesve të huaj - Bullgaria, Shqipëria, Serbia (e prezantuar nga Biblioteka kombëtare), Italia dhe Suedia (nëpërmjet ambasadave të tyre në Shkup) dhe Hungaria (Instituti Balashi nga Budapesti dhe Lektorati për gjuhë hungareze pranë Fakultetit filologjik "Bllazhe Koneski").
Gjatë shtatë ditëve të manifestimit të panirit do të ketë promovime të përditshme dhe lexim në Qendrën promovuese të galerisë në Arenën Metrolpolis.
Motoja e këtij viti është "Panairi i librit - panair për dashurinë ndaj fjalës së shkruar". Panairi i librit do të punojë prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa çmimi për biletë është 30 denarë dhe 20 denarë për vizita në grupe.
