Spasov: Dëmshpërblim avans për të dëmtuarit
Familjet që janë dëmtuar më së shumti nga rrebeshi që përmbyti....

Familjet që janë dëmtuar më së shumti nga rrebeshi që përmbyti disa rajone të Shkupit do të marrin një pjesë të dëmshpërblimit avans.
Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, gjatë raportimit para kreut të VMRO DPMNE-së, tha se Qeveria në seancën e një dite më parë ka kërkuar propozim konkret nga Ministria e financave për të dëmshpërblyer banorët e lagjeve të përmbytura me avans.
“U konstatua që në dy ditët e ardhëshme të bëhet plan dhe të shqyrtohen mundësitë si dhe të shihet se sa mjete janë të nevojshme për më të dëmtuarit dhe Ministria e financave të jep propozim. Presim të përgatitet propozim konkret për dëmshpërblim me avans.” - tha ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
Ndërkaq, presidenti Gjorge Ivanov u bëri thirje qytetarëve për solidarizim dhe të ndihmojnë njëri tjetrin pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo politike.
“Është thirrje për të ndihmuar njëri - tjetrin, të fitojmë vëlla dashurinë, dashuri për të varfërit, mikpritje, vetëpërmbajtje dhe të tejkalohemi në vepra të mira.” – deklaroi presidenti, Gjorge Ivanov.
Kreu i LSDM-së, nga ana tjetër, i shoqëruar nga simpatizues dhe vullnetarë vazhduan ndihmën në terren.
"Pastrohen shtëpitë dhe oborret e banorëve, pompohet uji i mbledhur, ndahet uji i pijshëm, ushqim i konservuar dhe mjete higjienike. Banorët ankohen për reagimet e ngadalshme të institucioneve kompetente ", qëndron në kumtesën e LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
