Maqedoni
Hasanbeg, arrijnë ndihmat nga Kosova
10.08.2016 18:02
Me artikuj ushqimor ujë, mjete higjienike dhe batanije Hasanbegun e ka ndihmuar sot edhe Kosova...

Me artikuj ushqimor ujë, mjete higjienike dhe batanije Hasanbegun e ka ndihmuar sot edhe Kosova, përkatësisht kompania e atjeshme El Kos.
Me këtë rast Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa ka theksuar se kjo ndihmë që sot është shpërndar në lagjet e përmbytura të Shkupit dhe Tetovës në ditët në vijim do të pasoj edhe ndihmë tjetër nga biznesi i atjeshëm.
Ai njëkohsisht shprehu edhe shqetsimin e institucioneve të Kosovës për gjendjen në Maqedoni pas vërshimeve.
“Sot kam qenë në Prishtinë nga kryeministri, jam takuar me ministrin e punëve të jashtëm të Kosovës dhe me kryeparlamentarin të gjithë janë shum të interesuar dhe të shqetësuar për gjendjen Maqedoni dhe sot jemi dakorduar që të fillojmë me komunitetin e biznesit të ndjekim shembullin e “El Kosit” ditëve në vijim”, shprehet Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa.
“Kompanija “El Kos” dhe rrjeti i qendrave tregtare ETC ka bër organizimin e shpërndarjes së donacionit në vlerë mbu 5 mij euro. Ne qe nga fillimi kur morem informata ishim ne kontakt te vazhdueshem me ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa dhe vendosëm që menjiher të vijmë në vend ngjarje dhe të marim informata të sakta se për çka ka nevoj popullata”, shprehet menaxhuesi i kompanisë “El Kos”, Besnik Reka.
“Ambasadorin Ylber Hysa i cili për te disatën her vie për të vizituar lagjen e Hasanbegut. Tani me me përgjegjsi të plotë sa po është kthyer nga Kosova shfrytëzoj rastin të falënderoj përmes zotit amabasador të gjitha institucionet gjegjëse në Kosovë që po na dërgojnë ndihmë dhe një hersh bëj thirje tek kompanitë tjera të vijnë të vizitojnë dhe ta ndihmojnë lagjen e Hasanbegut”, shprehet ministri i ekonomisë Driton Kuçi.
Ndihmë për Hasanbegun dhe vendbanimet tjera të përmbytura është paralajmëruar edhe nga kompani tjera kosovare.
