Në aksionin "Shëndet për të gjithë" falas janë kontrolluar 316 qytetarë
Shtëpia e shëndetit - Shkup gjatë fundjavës organizoi aksion për kontrolle parandaluese në fshatin Lubanc ku janë kontrolluar 60 persona…….

Gjithsej 316 qytetarë u kontrolluan falas nga ana e ekipeve mjekësore të ISHP Shtëpia e shëndetit të Shkupit - Shkup me pikën e vendosur në sheshin Maqedonia në kuadër të aksionit "Shëndet për të gjithë" dhe shënimin e Ditës botërore të shëndetit.
ISHP Shtëpia e shëndetit - Shkup kumtoi se kontrollet parandaluese të cilat zbatohen sipas aktiviteteve programore të Ministrisë së Shëndetësisë kanë për qëllim një numri më të madh të qytetarëve t'u sigurojë të fitojnë kontrollet parandaluese falas - kontrollin e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, kolesterolit, peshës dhe të marrin këshilla për mbrojtje dhe kujdes për shëndetin e tyre, duke i pasur parasysh rezultatet të cilat do t'i marrin nga analizat.
Shtëpia e shëndetit - Shkup gjatë fundjavës organizoi aksion për kontrolle parandaluese në fshatin Lubanc ku janë kontrolluar 60 persona.
Ekipet mjekësore të ISHP Shtëpia e shëndetit Shkup më 21 mars në QT Leptokaria dhe në parkun e Çairit kontrolluan 151 persona. Më 22 mars, te komuna e Butelit e vendosur në një pikë janë kontrolluar 200 persona ndërsa më 23 mars në Lisiçe të Re janë kontrolluar 202 persona.
Kontrollet parandaluese, krahas zbulimit të faktorëve të rrezikut kanë për qëllim edhe edukimin e popullatës gjatë kontrollit të shëndetit të tyre si faktor kryesor për ruajtjen e shëndetit, qëndron në kumtesë.
