PRAGË

Nuk ka qytetar të lënduar të Maqedonisë nga zjarri në hotelin në Pragë

08.04.2014 11:48

Nga Ambasada e Maqedonisë konfirmuan se nuk ka qytetarë të lënduar nga Maqedonia……

Shtatëdhjetë mysafirë, mes të cilëve edhe nxënës nga Maqedonia mbrëmë në mesnatë, për shkak zjarrit janë evakuuar nga hoteli "Top" në Pragë.

Nga Ambasada e Maqedonisë konfirmuan se nuk ka qytetarë të lënduar nga Maqedonia.

Sipas informatave zyrtare të brigadës zjarrfikëse, zjarri ka shpërthyer në katin e pestë të hotelit, në bllokun B, pasi është djegur krevati i cili ka qenë në korridor. Zjarri i cili menjëherë është shuar, ka përfshirë dhe shkatërruar një pjesë nga qilimat dhe muret në hapësirë, ndërsa nga tymi është përfshirë edhe kati i gjashtë i hotelit. Mysafirët të sigurt janë evakuuar që para ardhjes  së njësisë zjarrfikëse.

Sipas kumtesës së shërbimit zjarrfikës, një personi, i punësuar në hotel, i është dhënë ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit.