Rasmusen-Rusisë: Tërheqni ushtarët nga kufiri me Ukrainën
“Çdo hap tjetër në Ukrainën lindore do të paraqet ashpërsim serioz të situatës, e jo qetësim”, thekson Rasmusen në konferencë për shtyp në Paris……..

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen sot deklaroi se ngjarjet e fundit në pjesën lindore të Ukrainës janë shkak për shqetësim serioz dhe i bëri thirrje Rusisë t'i tërheq ushtarët e saj të sistematizuar në kufirin ruso-ukrainas.
“Çdo hap tjetër në Ukrainën lindore do të paraqet ashpërsim serioz të situatës, e jo qetësim”, thekson Rasmusen në konferencë për shtyp në Paris.
Ai vlerësoi se Rusia do të duhet t'i tërheq "dhjetëra mijë ushtarët", që për momentin janë të stacionuar në kufirin e saj me Ukrainën.
Në tre qytet lindore të Ukrainës - Lugansk, Donjeck dhe Harkov nga e diela filluan trazira, kur protestuesit prorusë i morën ndërtesat e organeve lokale të pushtetit, duke shpallur "republika popullore" dhe duke kërkuar bashkim ndaj Rusisë.
