Botë
Masa të reja më të rrepta antiterroriste në Gjermani
11.08.2016 21:29
Qeveria gjermane publikoi sot masat e reja më të rrepta të sigurisë dhe antiterroriste për mbrojtjen e vendit nga islamistët.

Me masat e reja, të gjithë ata që kanë shtetësi të dyfishtë, do të mbeten pa shtetësi gjermane nëse luftojnë me islamistët dhe xhihadistët jashtë vendit.
Ministri i Punëve të Brendshme Tomas de Mazier publikoi edhe plan për përshpejtimin e procesit për deportim të të gjithë kriminelëve të huaj të cilët qëndrojnë në Gjermani.
De Mezier njoftoi se policia gjermane do të rritet me numër shtesë të policëve, me pajisje të reja dhe kapacitet të rritur të inteligjencës.
Ministri megjithatë, i kundërshtoi kërkesat në opinion vendor për ndalesë të bartjes së burkës (veshje femërore myslimane e cila tërësisht e mbulon fytyrën dhe identitetin e gruas) në vende publike.
Masat e përforcuara të sigurisë dhe antiterroriste vijnë pas disa sulmeve terroriste islamike që e shqetësuan opinion gjerman.
Shqetësim të posaçëm nxitën sulmet e islamistëve në Viceburg dhe në Ansbah.
Ministri De Mezier insiston se "nuk do të ketë tolerancë" për të gjithë të huajt me identitet të huaj të cilët në këtë mënyrë duan të qëndrojnë në Gjermani.
Partneri i koalicionit në qeverinë gjermane, Partia Socialdemokrate majtiste qendrore (PSD), si dhe "Të gjelbërit", megjithatë janë ashpër kundër ndalesës së përgjithshme të shtetësisë së dyfishtë.
Gjermania është larg situatës në të cilën gjendet Franca, ku në disa sulme terroriste në Paris dhe në Nicë u vranë të paktën 250 persona. Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Bavarisë ka deklaruar për mediat vendore se rreziku për sulme të reja në territorin gjerman edhe mëtej mbete tejet i lartë./mia
