UKRAINË

Forcat ukrainase e morën ndërtesën e administratës lokale në Harkov

08.04.2014 12:07

Ndërtesa e administratës lokale në Harkov është liruar gjatë operacionit special, në të cilin u arrestuan 70 persona, deklaroi udhëheqësi i Rajonit Harkov, Igor Baluta…..

Ndërtesa e administratës lokale në Harkov është liruar gjatë operacionit special, në të cilin u arrestuan 70 persona, deklaroi udhëheqësi i Rajonit Harkov, Igor Baluta, i cili është emëruar nga autoritetet në Kiev.

“Ndërtesa është marrë dhe është nën kontroll të pjesëtarëve të organeve të sigurisë dhe të forcave të armatosura të Ukrainës dhe plotësisht është e gatshme të vazhdojë me punë”, theksoi Balita përmes kumtesës, të publikuar në faqen e administratës lokale.

Ai shtoi se "operacioni antiterrorist" në qytet do të vazhdojë. Për fillimin e operacionit sot informoi Minsitria ukrainase e Punëve të Brendshme.

“Filloi operacion i antiterrorist. Qendra e qytetit është e bllokuar, por mos u shqetësoni, sepse menjëherë pasi ta përfundojmë operacionin, sërish do ta hapim”, deklaroi ushtruesi i detyrës minsitër i Punëve të brendshme, Arsen Avakov.

Ministria kumtoi se të arrestuarit janë të dyshuar për "aktivitet joligjor, lidhur me separatizëm, organizim të trazirave masovike dhe shkeljes së ligjeve të tjera".

ITAR-TASS lajmëroi se "një grup i personave publik" dje në ndërtesën e adminsitratës rajonale në Harkov kanë mbajtur "mbledhje të bashkësisë rajonale", ku është shprehur mosbesim ndaj anëtarëve të Këshillit rajonal të Harkovit. Pjesëmarrësit e tubimit kumtuan edhe listën e njerëzve të cilët e kanë marrë obligimin e "deputetëve nga këshilli rajonal". Në mbledhjen ad-hok është sjellur vendim për krijimin e shtetit të pavarur nën emrin "Republika Popullore e Harkovit".